Një alarm për kushtet e motit është dhënë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike për ditën e sotme, kur priten reshje të dendura dhe erëra të fuqishme nga jugperëndimi, me shpejtësi mbi 80 km/orë.
Edhe gjatë ditëve të ardhshme do të ketë vranësira të ndryshueshme, të shoqëruara herë pas here me reshje lokale, intensiteti i të cilave do të jetë i ndryshëm.
Të lidhura
None found
Ndikimi i masave ajrore nga jugu do të mbajë temperaturat relativisht të larta deri të premten, mbi vlerat mesatare të zakonshme për këtë periudhë të vitit.
Sipas sinoptikëve, nga e shtuna temperaturat pritet të pësojnë ulje.








