Rritja e infektimeve me koronavirus në vendin tonë duket se ka shqetësuar qeverinë amerikane. Departamenti Amerikan i Shtetit e ka futur Shqipërinë në listën e vendeve me rrezik për udhëtime për shkak të pandemisë.
Në faqen zyrtare të DASH, Shqipëria është vendosur me ngjyrë portokalli ku duhet rikonsideruar udhëtimi drejt vendit tonë.
Kujtojmë se ditën e sotme, kurba e pandemisë shënoi një rritje të ndjeshme. Në 24 orët e fundit u raportuan 800 raste të reja duke bërë shifrën më të lartë që prej datës 8 mars.
Ndërkohë DASH ka pasur dhe një paralajmërim tjetër për qytetarët amerikanë që udhëtojnë drejt Shqipërisë.
Departamenti i Shtetit thotë se qytetarët duhet të bëjnë kujdes në fshatin Lazarat për shkak të shqetësimit për situatën e sigurisë.
Qeveria amerikane nuk është në gjendje të ofrojë shërbime emergjente për qytetarët amerikanë në Lazarat pasi punonjësve të qeverisë amerikanë u ndalohet të udhëtojnë atje”, thuhet në postimin në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në Tiranë.