2 humbje jete nga COVID-19 në Shqipëri, rriten frikshëm rastet e reja

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 2 humbje jete nga Covid-19 dhe 800 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë informon se gjithashtu janë shëruar 157 pacientë.

Njoftimi i MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 5018 testime, 800 raste të reja, 2 humbje jete dhe 157 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 5018 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 800 qytetarë, në këto bashki:

160 raste në Tiranë, 134 në Shkodër, 53 në Durrës, 44 në Vlorë, 39 në Lezhë, 38 në Fier, 36 në Berat, 33 në Kamëz, 30 në Sarandë, 29 në Kavajë, 25 në Lushnje, 24 në Elbasan, 18 në Vau i Dejës, 14 në Malësi e Madhe, 13 në Gramsh, nga 9 raste në Kukës, Krujë, Gjirokastër, 8 në Kurbin, nga 6 raste në Korçë, Pogradec, nga 5 raste ne Peqin, Mat, nga 4 raste në Mallakastër, Libohovë, Tepelenë, nga 3 raste në Kuçovë, Përmet, Himarë, Divjakë, Roskovec, Has, nga 2 raste në Mirditë, Vorë, Delvinë, Këlcyrë, Devoll, Dimal, Librazhd, Prrenjas, nga 1 rast në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Maliq, Patos, Dibër, Rrogozhinë.

Aktualisht janë 6433 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 90 pacientë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dy qytetarë: një qytetar 62 vjeç nga Lezha dhe një qytetar 72 vjeç nga Saranda. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 157 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,608 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (24 Gusht 2021)

 

Raste të reja ditore         800

Të shëruar në 24 orë       157

Të shtruar në spitale       90

Humbje jete në 24 orë     2

Testime ditore                 5018

 

Testime totale            1,005,541

Raste pozitive             140,521

Raste të shëruara         131,608

Raste Aktive                    6433

Humbje jete                     2,480

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë             2441

Shkodër          1079

Vlorë               600

Fier                  525

Durrës             415

Lezhë              320

Elbasan           304

Berat               241

Gjirokastër       195

Korçë               150

Kukës              93

Dibër                 70


Shtuar 24.08.2021 17:47