Pas disfatës 2:0 kundër Belgjikës në ndeshjen e parë, Kosova U-19 u mposht edhe në takimin e dytë të raundit të dytë të Ligës A kualifikuese për Euro 2027.
Në përballjen e zhvilluar të shtunën në stadiumin “Broadwood”, Skocia fitoi 1:0 ndaj përfaqësueses kosovare.
Të lidhura
None found
Golin vendimtar për skocezët e shënoi Tommy North në minutën e 31-të.
Më 17 nëntor, Kosova do të përballet me Kazakistanin.
Tri skuadrat e para të çdo grupi do të kalojnë në raundin e tretë, për të cilin shorti do të hidhet më 10 dhjetor.






