Autoritetet lokale njoftuan sot zbulimin e rastit të parë të gripit të shpendëve këtë vjeshtë në një fermë të Brandenburgut, në afërsi të Berlinit.
Konfirmimi për praninë e variantit shumë patogjenik H5N1 u bë nga një laborator, pasi virusi u identifikua në një fermë të rajonit Haveland, ku mbaheshin 160 rosa, pata dhe pula.
Të lidhura
None found
Pas konstatimit, autoritetet urdhëruan asgjësimin e shpendëve dhe vendosën zona mbrojtjeje e mbikëqyrjeje rreth fermës.
Instituti Friedrich Loeffler paralajmëroi se rreziku i përhapjes së virusit te zogjtë e egër mbetet i lartë, ndërsa migrimi i tyre vjeshtor vijon.
Një rast tjetër ishte raportuar në fillim të këtij muaji, kur gripi i shpendëve u zbulua te një patë e egër në rajonin Oder-Spree të Brandenburgut.







