Jericole Hellems nuk do të jetë më pjesë e Borës së Prishtinës. Klubi i Superligës së Kosovës njoftoi të martën se kontrata me basketbollistin amerikan është ndërprerë me marrëveshje të dyanshme.
Hellems iu bashkua Borës përpara nisjes së sezonit, por mungoi në tri ndeshjet e fundit të ekipit, kundër Sigal Prishtinës, Pejës dhe Vëllaznimit.
Të lidhura
None found
Në pesë ndeshje të këtij sezoni në Superligë, ai regjistroi mesatarisht 13 pikë, 7 kërcime dhe 4 asistime për ndeshje.
Klubi e falënderoi Hellemsin për kontributin, angazhimin dhe profesionalizmin, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës.
Bora renditet e treta me 14 pikë, po aq sa Trepça dhe Bashkimi në dy vendet e para. Ndeshjen e ardhshme do ta luajë këtë vikend në shtëpi kundër Golden Eagle Yllit.




