Një fitore me shifra të thella mori Como në fushën e Lensit, duke e mbyllur me rezultatin 1-9 përballjen e xhiros së katërt të fazës së Ligës në Ligën e Kampionëve.
Skuadra italiane zhbllokoi takimin pas vetëm shtatë minutash me Anastasios Douvikas. Sulmuesi realizoi sërish në minutën e 32-të, këtë herë i shërbyer nga Valle, duke e çuar epërsinë në dy gola.
Të lidhura
None found
Në minutën e 40-të, Nico Paz shtoi edhe një tjetër gol për Comon me një realizim të bukur, që e la të shtangur portierin kundërshtar.
Edhe pjesa e dytë nisi me të njëjtin vrull për miqtë. Bashkëpunimi i Lucas da Cunha me Paz solli golin e katërt në minutën e 47-të.
Gjashtë minuta më pas, një harkim i Milla u shfrytëzua nga Kempf për golin e pestë. Pas dy minutave të tjerë, Douvikas vulosi het-trikun e tij (57’).
Mattia Liberali e thelloi më tej diferencën në minutën e 62-të, duke shënuar golin e shtatë të Comos. Për Lensin, Aguilar realizoi golin e nderit në minutën e 65-të, por katër minuta më vonë Baturina e çoi rezultatin në 1-8 (69’).
Serinë e golave e mbylli Matteo Papaccioli, i cili shënoi në minutën e 90+2-të për rezultatin përfundimtar 1-9.
Pas këtij suksesi, Como ka nëntë pikë, kurse Lens mbetet me tre pikë.






