Albano Aleksi foli në emisionin “Sport News” në “News24” për ndeshjen që Egnatia do të luajë nesër në mbrëmje, në transfertë kundër Universitatea Craiova. Moderatorja Trevisa Tufa e pyeti kapitenin e rrogozhinasve nëse do të firmoste për një barazim.
Aleksi tha se barazimi do të ishte një rezultat i kënaqshëm, por theksoi se Egnatia hyn në çdo ndeshje për të marrë pikët maksimale. Sipas tij, ky objektiv nuk ndryshon as përballë kundërshtarëve me buxhete të mëdha.
Të lidhura
None found
Kapiteni i kampionëve u shpreh se skuadra do të japë maksimumin në Rumani. Ai tha se kundërshtarët e dinë që luajnë përballë Egnatias, e cila ka treguar se është një kundërshtar i vështirë. Sipas Aleksit, të dyja skuadrat mund të kenë frikë nga njëra-tjetra, por Egnatia do të luajë futbollin e saj. Ai shpreson të ketë edhe pak fat dhe tha se skuadra do të ishte shumë e kënaqur nëse do të siguronte vazhdimin.






