Të mërkurën u luajtën ndeshje të tjera të xhiros së 14-të në Ligën e Parë. Xhiroja kishte nisur të martën dhe përfundon të enjten.
Liria fitoi pa vështirësi 2:0 në shtëpi ndaj Suharekës dhe përforcoi vendin e parë me 32 pikë. Ajo ka tri pikë më shumë se Prishtina e Re e vendit të dytë, e cila ka zhvilluar një ndeshje më shumë.
Të lidhura
None found
Prishtina e Re, ndërkaq, mori vetëm një pikë në udhëtimin te Besa e Pejës, pas barazimit 1:1.
Pas pesë ndeshjesh pa fitore, Dinamo u rikthye te suksesi duke përmbysur rezultatin dhe duke mposhtur 2:1 Vëllaznimin e Gjakovës.
Ramiz Sadiku fitoi 3:1 në fushën e Rilindjes 1974. Fitore në udhëtim shënoi edhe Vjosa, e cila mundi Kikën 1:0.
Në Kaçanik, Lepenci dhe Trepça ’89 u ndanë me rezultatin 1:1, ndërsa Mitrovica fitoi 3:0 kundër skuadrës së 2 Korrikut.
Xhiroja nisi të martën me barazimin pa gola mes Tefik Çangës dhe Ferizajt. Ndeshja përmbyllëse, Trepça – Istogu, zhvillohet të enjten duke nisur nga ora 13:00.





