Egnatia zbulon arbitrat skocezë për sfidën e radhës në Conference League

Këtë të enjte, Egnatia do të luajë ndeshjen e tretë në Conference League, përballë Universitatea Craiova. Takimi në stadiumin “Ion Oblemenco” është programuar të nisë në orën 21:00.

Përballja ka peshë të veçantë për ecurinë e skuadrës dhe nevojën për të marrë pikë. UEFA ka caktuar një ekip arbitrash nga Skocia për të drejtuar ndeshjen.

Të lidhura

None found

Arbitri kryesor do të jetë Donald Robertson, me Ross Macleod dhe Calum Spence si asistentë. Colin Steven është caktuar arbitër i katërt, ndërsa Steven McLean do të jetë në VAR dhe Duncan Williams në aVAR.

Egnatia ka marrë deri tani dy pikë, pas barazimeve me Midtjylland dhe Aarhus. Këto rezultate pozitive shënojnë paraqitjet e para të skuadrës së Nevil Dedes në kompeticionin e tretë më të rëndësishëm evropian. Kampionët e Superiores kanë përfituar ndjeshëm edhe financiarisht, ndërsa të ardhurat mund të rriten më tej nëse ruajnë këtë ritëm ose e përmirësojnë ecurinë.