Në orët e para të mëngjesit, një pikë karburanti është grabitur në qytetin e Klosit në Mat. Sipas informacioneve policore, ishin dy persona të maskuar.
Njëri prej tyre ka mbajtur nën kontroll punonjësin, ndërsa tjetri ka marrë shumën e parave që ndodhej në kasafortë.
Të lidhura
None found
Për momentin nuk dihet se sa është shuma e grabitur dhe nëse autorët kanë qenë të armatosur.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve.







