Protestë sërish të enjten: kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist njoftoi se protesta e radhës do të mbahet nesër, të enjten, në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje, duke theksuar se do të mblidhen përsëri për të kërkuar drejtësinë që Arlinda ua la amanet, si dhe drejtësi për të gjitha gratë e vrara.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit, protestuesit do të dalin në rrugë dhe do të bllokojnë institucionet, pasi, siç thonë, ka ardhur momenti i fundit që shteti të japë llogari. Ata u bëjnë thirrje qytetarëve t’u bashkohen, pavarësisht nëse janë në punë, në shtëpi apo në klasë, dhe zotohen të vazhdojnë protestat derisa kërkesat të plotësohen.

Kolektivi kërkon organizim dhe solidaritet në nivel kombëtar, për sigurinë dhe lirinë e grave që jetojnë, si dhe për drejtësi për gratë e vrara.


Shtuar më 28.10.2026 20:55