Në ndeshjen e javës së nëntë të Superiores, Laçi barazoi 1-1 me Skënderbeun. Kurbinasit shkuan në pushim në disavantazh, ndërsa pas një pjese të dytë më të mirë iu afruan përmbysjes, por takimi përfundoi me rezultatin e barabartë. Pas ndeshjes, trajneri i Laçit, Qatip Osmani, foli për mediat.
“Në disa momente të ndeshjes patëm kontrollin, ndërsa në të tjera nuk luajtëm mirë. Pas pushimit u treguam më konkretë dhe goli ynë ishte i merituar. Në minutat e fundit kërkuam me ngulm edhe golin e fitores.
Të lidhura
None found
Gjatë mbledhjeve të javës kemi diskutuar mungesën e disiplinës taktike në ndeshjet jashtë fushe. Në pjesën e dytë arritëm të përmirësoheshim dhe shënuam. Me më shumë këmbëngulje, mund të kishim realizuar edhe golin e dytë”, u shpreh Osmani.





