Katër persona janë ndaluar nën dyshimin se gjatë grabitjeve në Hrom dhe Gjorçe Petrov kanë shkaktuar vdekjen e dy njerëzve, njofton MPB-ja, raporton Telegrafi Maqedoni.
Sektori për Punë të Brendshme në Shkup ndaloi dje, më 27.10.2026, A.S. (22), H.E. (20) dhe K.A. (58), nga Shkupi, si dhe M.R. (26), nga Strumica. Ata dyshohen për dy vepra penale të “grabitjes” me pasojë vdekjen, sipas nenit 237, paragrafi 5 të Kodit Penal. Ngjarjet dyshohet se kanë ndodhur në Hrom më 22.10.2026 dhe në Gjorçe Petrov më 27.10.2026.
Të lidhura
None found
MPB-ja bëri të ditur se, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike të Shkupit dhe në zbatim të urdhrave të saj, është kërkuar paraburgim afatshkurtër për të dyshuarit, në bazë të nenit 170 në lidhje me nenin 165 të Ligjit për Procedurë Penale. Masa synon plotësimin e materialit dëshmues për procedurat e mëtejshme, ndërsa më pas do të paraqiten kallëzimet përkatëse penale.






