Grabitqar në zonë”, Carvajal për CR7: Më thoshte ta çoja topin ku të doja, se ai do të ishte aty

Mbrojtësi Dani Carvajal ka folur me admirim për Cristiano Ronaldon, me të cilin ndau disa sezone te Real Madridi.

Carvajal, i cili iu bashkua Getafes si lojtar i lirë pas largimit nga Reali, beson se sulmuesi portugez do ta çojë në 1 mijë numrin e golave të shënuar gjatë karrierës.

Të lidhura

None found

Të dy kaluan shumë vite së bashku në Madrid dhe fituan të gjithë trofetë e mundshëm. Mbrojtësi i dha Ronaldos një numër të madh asistimesh, mes tyre edhe atë për golin e famshëm kundër Juventusit.

“Ai djalosh me siguri do të shënojë 1 mijë gola. E meriton. Është mishërimi i disiplinës dhe këmbënguljes…”

“Njerëzit shpesh e kujtojnë për vitet e fundit të karrierës. Ata që ndoshta nuk e kanë parë Cristianon këtu, sidomos te Real Madridi, duhet ta shohin, sepse ishte i jashtëzakonshëm.”

Carvajal tregoi edhe çfarë i thoshte Ronaldo para një ndeshjeje të rëndësishme në Ligën e Kampionëve: “Dëgjo, kur të arrish aty, dërgoje topin ku të duash, unë do të jem aty.”

“Dhe ti mendoje: ‘O Zot, mund të përballem me këdo, do të të jap pasime të sakta çdo herë’ (qesh). Ai ishte aq imponues… një grabitqar brenda zonës.”

Ndërkohë, Ronaldo vijon të shkëlqejë me Al Nassr. Muajin e ardhshëm pritet të rikthehet te Kombëtarja e Portugalisë, pas problemeve të fundit.


Shtuar më 27.10.2026 23:30