Arijon Ibrahimovic, sulmuesi me origjinë nga Kosova, ka tundur rrjetën me një realizim të bukur në Kupën e Gjermanisë.
Me një goditje të saktë nga distanca në minutën e 69-të, ai mposhti portierin vendas dhe riktheu Augsburgun në avantazh, pasi vendasit kishin barazuar në mënyrë të papritur rezultatin nga 0-2 në 2-2.
Të lidhura
None found
Ibrahimovic vijon të luajë rol të rëndësishëm te Augsburgu. Ai mbetet një nga objektivat e mëdha të Kosovës, ndonëse përparësi duket të ketë Kampionati Evropian U21 me Gjermaninë U21.






