İsmail Kartal ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Fenerbahçes, bëri të ditur klubi turk përmes një deklarate zyrtare.
Sipas njoftimit, Kartal ua ka komunikuar vendimin drejtuesve të klubit. Pas bisedimeve mes palëve, largimi i tij u pranua në një frymë mirëkuptimi dhe respekti të ndërsjellë.
Të lidhura
None found
Fenerbahçe vlerësoi punën e trajnerit, duke e falënderuar për përpjekjet, përkushtimin dhe angazhimin gjatë kohës që ishte pjesë e klubit.
“E falënderojmë İsmail Kartalin për përpjekjet, përkushtimin dhe angazhimin e tij ndaj Fenerbahçes. I urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme”, thuhet në komunikatë.
Klubi nga Stambolli nuk bëri të ditura arsyet e dorëheqjes dhe as emrin e trajnerit që mund ta zëvendësojë Kartalin në krye të skuadrës.
Lajmi vjen pas humbjes 2-1 në derbin ndaj Galatasaray, rezultat që e la Fenerbahçen prapa në garën për kreun.





