Ismet Tasdemir nuk do të vazhdojë më në krye të Sivassporit. Klubi e bëri të ditur ndërprerjen e bashkëpunimit përmes një komunikate zyrtare të publikuar në rrjetet sociale.
Rezultatet e luhatshme në kampionat ndikuan në vendimin për Tasdemirin. Humbja 4-0 ndaj Umraniyesporit ishte ajo që vendosi përfundimisht për drejtuesit.
Të lidhura
None found
Sivasspori ende nuk ka bërë të ditur se si do ta plotësojë vendin e lënë vakant nga trajneri. Skuadra renditet e 14-ta me 13 pikë, ndërsa vetëm 3 pikë e ndajnë nga vendi i 17-të, ku ndodhet Manisa, pranë “zonës së ftohtë”.
Ndryshimi prek edhe sulmuesin e Kombëtares, Rey Manaj, i cili këtë sezon ka kontribuar me gola dhe asiste. Tashmë pritet të shihet se kush do të jetë trajneri i ri me të cilin do të punojë.





