Hetim në Monako pas vdekjes së kushëririt të Princit Alberto II, ndalohet një person

Autoritetet në Monako kanë ndaluar një person, i cili po merret në pyetje lidhur me vdekjen e 29-vjeçarit Antoine de Massy, kushëriri i Princit Alberto II.

Sipas raportimeve të mediave lokale, kamerat e sigurisë kanë regjistruar personin pranë parkut ku u gjet trupi i të riut. Të hënën në mbrëmje, ndalimi i tij u zgjat me 24 orë.

Të lidhura

None found

Antoine de Massy, i biri i baronit Christian de Massy dhe Cecile Gelabale, mungoi në drekën tradicionale familjare të së dielës. Mungesa e tij alarmoi të afërmit, të cilët njoftuan policinë dhe nisën kërkimet.

Pas disa orësh, 29-vjeçari u gjet i pajetë në një park përgjatë bulevardit Larvotto, pas Villa Sauber, në Monako.

Policia dhe autoritetet përkatëse po hetojnë për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi vdekjen dhe cilat ishin rrethanat e ngjarjes. Deri tani, nuk ka asnjë përfundim zyrtar të publikuar për mënyrën e humbjes së jetës së të riut.

Princi Alberto II dhe bashkëshortja e tij, Princesha Charlene, reaguan me trishtim pas lajmit për ndarjen nga jeta të të afërmit të tyre.

Hetimi vijon, ndërsa personi i ndaluar vazhdon të merret në pyetje nga autoritetet, në përpjekje për të sqaruar plotësisht ngjarjen.


Shtuar më 27.10.2026 16:18