Tre futbollistë shqiptarë në formacionin ideal të javës së nëntë në Superligën turke

Ernest Muçi, Amar Gërxhaliu dhe Lumbardh Dellova janë përzgjedhur mes lojtarëve më të mirë të javës së nëntë në elitën e futbollit të Turqisë.

Paraqitjet e tyre u vlerësuan nga Sofascore, e cila i ka përfshirë tre futbollistët shqiptarë në formacionin ideal të kësaj jave të Superligës turke.

Të lidhura

None found

Muçi renditet në mesfushë dhe ka marrë vlerësimin 9.3, rezultati më i lartë mes tre shqiptarëve. Lojtari i Trabzonsporit konfirmoi formën e mirë, duke kontribuar me tri asistime.

Pjesë e formacionit është edhe Amar Gerxhaliu, i cili është vlerësuar me notën 7.9 pas paraqitjes së tij për Erzurumsporin.

Në repartin e mbrojtjes është përfshirë Lirim Dellova me notën 7.6. Mbrojtësi i Amadsporit është lojtari i tretë shqiptar në përzgjedhjen e javës së nëntë.

Vija e sulmit përbëhet nga Aral Simsir, me notën 8.1, Victor Osimhen, me 8.2, dhe Franculino Dju, me 8.5.

Përkrah Muçit, mesfusha plotësohet nga Ricardo Pereira Duarte me 8.4, Berkan Kutlu me 8.5 dhe Alexis Antunes me 8.1.

Në mbrojtje, së bashku me Dellovën dhe Gërxhaliun, është përzgjedhur Chidozie Awaziem, i cili ka marrë notën 9.3. Portieri Andreas Gianniotis, me vlerësimin 8.0, kompleton formacionin ideal.