Gjykata ka urdhëruar daljen nga qelia të 12 personave të ndaluar pas protestave të mbajtura ditët e fundit në Tiranë.
Arrestimet e tyre janë konsideruar të ligjshme, megjithatë gjykata u ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, duke vlerësuar se nuk është e nevojshme të qëndrojnë më në burg.
Të lidhura
None found
Seanca për 10 protestues të tjerë vijon. Gjatë saj pritet të shqyrtohen ligjshmëria e arrestimeve dhe masat e sigurisë për ta.






