Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të udhëtojë nesër, më 27 tetor, drejt Maqedonisë së Veriut, ku do të pritet në një ceremoni shtetërore nga homologu i saj, Afrim Gashi.
Gjatë qëndrimit në vend, Haxhiu do të zhvillojë një takim bilateral me Gashin, ndërsa në agjendë janë paraparë edhe takime me Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe kryeministrin Hristijan Mickoski.
Të lidhura
None found
Programi zyrtar përfshin gjithashtu takime me kryetarët e komunave me shumicë shqiptare, si dhe një vizitë në Muzeun e Artit Bashkëkohor.







