Lamine Yamal është nderuar me çmimin e lojtarit më të mirë të ri gjatë ceremonisë së Topit të Artë, e cila po zhvillohet këtë mbrëmje në Londër.
Futbollisti i Barcelonës e merr këtë vlerësim për të tretin vit radhazi, pasi ishte shpallur fitues edhe në edicionet e viteve 2024 dhe 2025.
Të lidhura
None found
Gjatë kësaj periudhe, talenti spanjoll realizoi 57 paraqitje, shënoi 25 gola dhe dhuroi 20 asistime, duke pasur një rol të rëndësishëm në fazën sulmuese të skuadrës katalanase.
Yamal krijoi gjithashtu 52 mundësi të mëdha për gol, ndërsa për ndeshje regjistroi mesatarisht 2.32 pasime kyçe dhe 4.74 driblime të suksesshme. Në të njëjtën kohë, ai fitoi tri trofe.
Me këtë çmim të radhës, Yamal e nis ceremoninë me një tjetër sukses personal dhe forcon edhe më tej pozicionin e tij si një prej talenteve më të mëdha të futbollit botëror.






