Pas shtatë orësh në SPAK, Behgjet Pacolli: Kam denoncuar padrejtësitë për aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli u largua nga ambientet e SPAK pas shtatë orësh qëndrimi.

Sipas gazetares Anila Hoxha, ai ishte thirrur për çështjen e padisë që lidhet me aeroportin e Vlorës.

Të lidhura

None found

Pas daljes, Pacolli deklaroi se kishte bërë një denoncim penal për padrejtësitë që, sipas tij, janë kryer deri tani lidhur me këtë aeroport.

“Unë vetëm kam bërë një denoncim penal për padrejtësitë që janë bërë deri tani në lidhje me aeroportin e Vlorës”, u shpreh ai.

I pyetur nga gazetarët nëse ishte marrë në pyetje për ndonjë interes me zonjën Balluku, Behgjet Pacolli u përgjigj: “Pyesni avokatin”.


Shtuar më 26.10.2026 17:47