Shehaj: Përmbysja e Vuçiçit dëshmoi se Rama mund të largohet përmes protestave, zgjedhjeve dhe një alternative të besueshme

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka renditur tre mësime që, sipas tij, Shqipëria duhet të nxjerrë nga humbja në zgjedhje e Aleksandar Vuçiçit në Serbi përballë Lëvizjes Studentore.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Shehaj u shpreh se regjimet dhe autokracitë mund të rrëzohen vetëm kur përballen me një alternativë politike të besueshme.

Të lidhura

None found

Sipas tij, mësimi i parë është se një alternativë e besueshme përbën rrugën e vetme për të përmbysur regjimet dhe autokracitë.

Mësimi i dytë lidhet me nevojën për vijimin e protestave në Tiranë kundër qeverisë së Edi Ramës.

“Protesta duhet të vazhdojë. Në Serbi u deshën 2 vjet. Në Tiranë kemi pothuajse 5 muaj që protestojmë dhe duhet të vazhdojmë të protestojmë aq kohë sa është e nevojshme për të rrëzuar Edi Ramën”.

Si pikë të tretë, Shehaj përmendi qëndrimin ndaj thirrjeve të përditshme të kryeministrit Rama për dialog me protestuesit, duke theksuar se ndryshimi duhet të vijë përmes zgjedhjeve.

“Nuk ka dialog! Nuk ka marrëveshje! Ndryshimi do të vijë nëpërmjet zgjedhjeve!”, shprehet Shehaj.

Tre gjëra mësuam nga rrëzimi i Vuçiç në Serbi

E para, një alternativë e besueshme është e vetmja mënyrë për të rrëzuar regjimet dhe autokracitë.

E dyta, protesta duhet të vazhdojë. Në Serbi u deshën 2 vjet. Në Tiranë kemi pothuajse 5 muaj që protestojmë dhe duhet të vazhdojmë të protestojmë aq kohë sa është e nevojshme për të rrëzuar Edi Ramën.

Dhe e treta, nuk ka dialog! Nuk ka marrëveshje! Ndryshimi do të vijë nëpërmjet zgjedhjeve!


Shtuar më 26.10.2026 17:01