Majlinda Bregu kërkon falje për trashëgiminë politike: U mësuam të rinjve se dhuna mund të jetë zgjidhje

Përmes një postimi në “Facebook”, pas protestës së dhunshme në Tiranë, Majlinda Bregu, ka shprehur keqardhjen e saj për pasojat dhe trashëgiminë politike që, sipas saj, u është përcjellë brezave të rinj.

Ish-ministrja dhe ish-deputetja e PD-së, ka kritikuar vijimin e të njëjtave skena dhe përplasje në Shqipëri edhe pas shumë vitesh.

Të lidhura

None found

Sipas saj, sistemi politik vazhdon të mbështetet te konflikti për të ruajtur dhe riprodhuar vetveten.

Bregu thotë se ata që e njohin politikën nga brenda duhet të ndihen edhe më keq për gjendjen e krijuar. Ajo e përshkruan si një ndjesi të rëndë pafuqie përballjen e përsëritur me të njëjtat pamje dhe pasoja.

Sipas saj, të rinjve po u lihet një vend i bllokuar mes dëshpërimit se vetëm dhuna mund t’i japë drejtim situatave dhe një sistemi politik që ushqehet nga përplasjet.

“Ju kërkoj ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, për një sistem politik të kalbur dhe për modelin e rrezikshëm që ju përcollëm, sipas të cilit dhuna e ndërsjellë është zgjidhje”, shkruan Majlinda Bregu.


Shtuar më 26.10.2026 11:16