Sulmuesi i Bayern Munichut, Luis Diaz, ka bërë të ditur se Harry Kane është zgjedhja e tij për të fituar Topin e Artë 2026, vetëm pak orë para ceremonisë që zhvillohet sonte (e hënë) në Londër.
Futbollisti kolumbian nuk la vend për dilema, duke mbështetur bashkëlojtarin e tij te klubi bavarez për çmimin individual më të rëndësishëm në futboll.
Të lidhura
None found
Teksa delegacioni i Bayernit mbërriti në kryeqytetin anglez, gazetarët e pyetën Diazin se cilin shihte si favorit për trofeun prestigjioz.
“Favoriti? Harry, gjithmonë Harry”, u shpreh shkurt kolumbiani, duke konfirmuar mbështetjen e tij për sulmuesin anglez.
Kane dhe Diaz kanë udhëtuar së bashku drejt Londrës, në shoqërinë e disa futbollistëve të tjerë të Bayern Munichut, mes tyre Michael Olise, Dayot Upamecano, Lennart Karl dhe Klara Buhli.
Edhe drejtuesit e klubit gjerman besojnë fuqishëm te mundësia që Kane të triumfojë.
Presidenti Herbert Hainer dhe drejtori ekzekutiv Jan-Christian Dreesen ndodhen gjithashtu në Londër, me shpresën që anglezi të shpallet futbollisti më i mirë në botë.
Nëse e fiton Topin e Artë, Kane do të bëhet lojtari i parë i Bayern Munichut që e merr këtë çmim pas Karl-Heinz Rummenigges, i cili triumfoi në vitin 1981.
Tashmë pritet të shihet nëse përkrahja e bashkëlojtarëve dhe e drejtuesve të klubit do të përfundojë me kurorëzimin e Kane në ceremoninë e mbrëmjes së sotme.





