Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionet Parlamentare të mbledhura këtë të hënë kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestën e studentëve. Gjatë diskutimeve, ata kanë kritikuar dhunën ndaj protestuesve, duke e cilësuar atë si një akt të dokumentuar dhe të nxitur politikisht.
Sipas Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, vendi ndodhet në një krizë të thellë politike, ekonomike dhe sociale, zgjidhja e së cilës lidhet me largimin e kryeministrit Edi Rama. Demokratët kërkojnë gjithashtu ngritjen e një qeverie kujdestare, e cila do të sigurojë mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Të lidhura
None found







