VIDEO/ Ernest Muçi vendos ndeshjen në Turqi, dy asistime për Trabzonsporin brenda dy minutash

Rizespor dhe Trabzonspor po përballen në javën e 9-të të Superligës turke, ndërsa rezultati aktual është 2-3.

Ernest Muçi ishte vendimtar në përmbysjen e situatës për Trabzonsporin. Kur vendasit kryesonin 2-2 deri në minutën e 49-të, sulmuesi i Kombëtares shqiptare asistoi fillimisht për Kabasakal, i cili ngushtoi diferencën.

Të lidhura

None found

Vetëm dy minuta më vonë, Muçi shërbeu sërish për një gol, këtë herë për Simsir, duke ndihmuar Trabzonsporin të marrë epërsinë dhe të rikthehet në lojë.

Me këtë paraqitje, Muçi po konfirmon edhe një herë formën e lartë në elitën e futbollit turk, ku krahas golave po spikat edhe me asistimet për shokët e skuadrës.


Shtuar më 26.10.2026 18:18