Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski inauguroi sot repartin e rinovuar plotësisht “Meshkuj 2” në Spitalin Psikiatrik Shkup (Bardovcë), që funksionon në kuadër të Institucionit Shëndetësor Publik, bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Të lidhura
None found
Reparti ka një sipërfaqe prej rreth 600 metrash katrorë dhe për rikonstruktimin e tij u ndanë 300 mijë euro.
Ministri Klekovski kujtoi se para katër dekadash, gjatë studimeve të tij, një nga dy përvojat më të rënda për të kishin qenë kushtet çnjerëzore në institucionet psikiatrike. “Po punojmë që kjo të ndryshojë”, deklaroi ai.
Me spitalin është arritur dakordësia që buxheti bazë të përfshijë fonde për rinovime të vazhdueshme, pasi kjo është e nevojshme për institucionet psikiatrike që për dekada kanë funksionuar në kushte të papërshtatshme.
Më herët kanë përfunduar rinovimet në të gjitha repartet e Spitalit Special Psikiatrik Negorci dhe në një pjesë të Klinikës së Psikiatrisë në Shkup, ndërsa më pas do të rikonstruktohet Spitali Psikiatrik në Demir Hisar.
Klekovski theksoi se përkujdesja për shëndetin mendor nuk kufizohet vetëm në përmirësimin e kushteve spitalore. Që prej vitit të kaluar, mjekët amë kanë një objektiv parandalues për zbulimin e hershëm të depresionit te të rinjtë, ndërsa vitin e ardhshëm Ministria e Shëndetësisë planifikon të nisë zbatimin e një projekti për qendra të shëndetit mendor për të rinjtë.





