Klubi i Egnatias ka shënuar ditëlindjen e mesfushorit dhe kapitenit Albano Aleksi përmes një urimi të publikuar në rrjetet sociale. Lideri i skuadrës nga Rrogozhina feston sot 34-vjetorin, ndërsa kampionët e Superiores i kanë kushtuar një mesazh të veçantë.
“Urime ditëlindjen, kapiten! Albano Aleksi, truri i ekipit, forca dhe zemra e mesfushës sonë! Të urojmë shëndet, lumturi dhe sa më shumë suksese me fanellën e Egnatias! Gëzuar ditëlindjen, kapiten!”, shkruan klubi rrogozhinas.
Të lidhura
None found
Egnatia do të luajë të dielën në Laç, ku do të përballet me skuadrën kurbinase në kuadër të javës së 6-të të Abissnet Superiores.




