Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook se ka parandaluar futjen e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të Dubravës.
Gjatë kontrolleve të zakonshme të sigurisë në këtë institucion, zyrtarët korrektues kanë zbuluar një pako të dyshimtë brenda perimetrit të burgut. Sipas dyshimeve fillestare, ajo ishte hedhur nga jashtë.
Të lidhura
None found
ShKK njoftoi se pas kontrollit dhe peshimit, lënda e dyshuar narkotike, së bashku me materialin mbështjellës, kishte një peshë prej 87 gramësh.
Për rastin është informuar Policia e Kosovës, e cila do të vijojë me trajtimin e mëtejshëm të çështjes.





