Sipas raportit të mëngjesit të Qendrës për Menaxhim me Kriza, në territorin e vendit janë ende aktive katër zjarre në zona të hapura, ndërsa 27 të tjera janë vënë nën kontroll.
Të lidhura
None found
Një prej vatrave ndodhet në komunën e Studeniçanit, në hapësirën mes fshatrave Draçevicë dhe Cvetovë. Zjarr është raportuar edhe në fshatin Jabolçisht të komunës së Çashkës, ku flakët kanë përfshirë pyje ahu e lisi, përroska dhe bimësi të ulët.
Dy vatra të tjera janë aktive në komunën e Likovës. Në fshatin Strima, në lokalitetin Guri Kuq, po digjen pyje me pisha dhe bimësi me kërcell të ulët, ndërsa në fshatin Mateç zjarri ka prekur bimësinë e ulët.
Në total, gjatë periudhës 8-9 tetor janë evidentuar 31 zjarre, prej të cilave 27 janë shuar. Rastet janë regjistruar në komunat Saraj, Aerodrom, Gazi Babë, Mogilë, Prilep, Manastir, Kumanovë, Vinicë dhe Vrapçisht.
Përveç bimësisë së ulët, zjarret kanë përfshirë në disa raste edhe kashtë, pyje, fusha, mbeturina dhe deponi ilegale.






