Mesazhe mashtruese në emër të Parkingjeve të Qendrës në Shkup: kërkohen 20.000 denarë

NP “Parkingjet e Komunës Qendër” ka paralajmëruar qytetarët për SMS të rreme, të dërguara nga persona të panjohur që përdorin pa autorizim emrin e ndërmarrjes. Në mesazhe pretendohet se marrësit kanë detyrime të papaguara për parkim dhe u kërkohet t’i shlyejnë ato përmes faqeve të rreme të internetit.

Dërguesit përmendin gjithashtu gjoba prej së paku 20.000 denarësh dhe kërcënojnë me pezullimin e regjistrimit të automjetit nëse pagesa nuk kryhet.

Të lidhura

None found

Ndërmarrja sqaron se nuk i ka dërguar këto njoftime dhe se bëhet fjalë për një skemë mashtrimi online, të njohur si phishing, ku emri i saj po keqpërdoret.

Qytetarëve u këshillohet të mos u përgjigjen mesazheve, të mos klikojnë lidhjet dhe të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare. Po ashtu, ndërmarrja u bën thirrje të mos kryejnë pagesa përmes tyre.

Nëse dikush ka dhënë tashmë të dhënat e kartelës së pagesës ose ka bërë pagesë, duhet të kontaktojë menjëherë bankën dhe ta raportojë rastin në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Për verifikimin e detyrimeve të mundshme të parkimit, qytetarët duhet të përdorin vetëm kanalet zyrtare të NP “Parkingjet e Komunës Qendër”: ueb-faqen www.poc.mk, adresën elektronike [email protected] ose numrat e telefonit 02/3212-488 dhe 02/3212-489.

Ndërmarrja kërkon kujdes të shtuar për të shmangur dëmet e mundshme financiare dhe keqpërdorimin e të dhënave personale.


grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjokerbetForum zamparalargrandpashabetjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetstarzbetstarzbetGrandpashabetjojobet