Yakin konfirmon nëse Xhaka do ta rimarrë kapiteninë e Zvicrës

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka bërë të qartë se Granit Xhaka do të jetë sërish kapiten i përfaqësueses kur të rikthehet.

Të lidhura

None found

Pa Xhakën në skuadër, helvetikët kanë fituar katër ndeshje radhazi, duke treguar se mund t’ia dalin edhe pa kapitenin e tyre.

“Graniti është kapiteni ynë”, deklaroi Yakin për “Blick”. Ai sqaroi se vendimin për kapitenin e marrin lojtarët, por shtoi se me kthimin e Xhakës do të rishikojnë çështjen.

Gjatë mungesës së tij, Manuel Akanji ka mbajtur shiritin në katër ndeshjet e para të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve.

Mbrojtësi i Manchester Cityt shpreson që Xhaka të rikthehet sa më shpejt, pasi, sipas tij, kombëtares i duhen lojtarët më të mirë të mundshëm.

“Shpresoj shumë, sepse na duhen lojtarët më të mirë të mundshëm në ekipin kombëtar”, u shpreh Akanji. Ndonëse e kreu mirë rolin e kapitenit, ai theksoi se Xhaka mbetet kapiteni i Zvicrës dhe do ta marrë përsëri shiritin kur të kthehet.

Xhaka nuk u përfshi në grumbullimin për ndeshjet e Ligës së Kombeve, pasi pranoi se kishte falsifikuar certifikatën e vaksinimit kundër COVID-19.