Ismail Tasholli, përfaqësues i organizatës “Liria ka emër”, e cila organizon protestat e diasporës, ka reaguar ndaj Bashkimit Evropian duke paralajmëruar se përgjigjja do të jepet më 10 tetor në Bruksel.
Të lidhura
None found
Ai bëri të ditur se reagimi nuk do të mungojë as ndaj Zyrës së BE-së në Kosovë, ndërsa theksoi se protestat e organizuara nga “Liria ka emër” do të vijojnë.
“Më 10 tetor në Bruksel, BE-ja do ta marrë përgjigjen e kosovarëve dhe të mërgatës shqiptare.
As Zyra e BE-së në Kosovë nuk do të mbetet pa përgjigje. Protestat e ‘Liria ka emër’ nuk ndalen! #LiriaKaEmër”, ka shkruar Tasholli.







