IA parashikon klubet ku mund të transferohen yjet e Manchester Cityt në rast rënieje nga Liga Premier

Problemet ligjore që po përballon Manchester City dhe situata e debatueshme rreth klubit kanë nxitur spekulime në Angli për të ardhmen e futbollistëve kryesorë të “Qytetarëve”.

Një komision i pavarur e ka shpallur Manchester Cityn përgjegjës për 114 nga 115 akuzat që lidhen me shkelje serioze të rregullave financiare të Ligës Premier, të kryera gjatë nëntë sezoneve.

Të lidhura

None found

Klubi anglez i ka mohuar vazhdimisht pretendimet dhe këmbëngul se është i pafajshëm. Për këtë arsye, drejtuesit e Cityt kanë paraqitur një apel.

Në rast se ankesa nuk pranohet, skuadra mund të përballet me rënien nga kategoria, një vendim që mund të sjellë largimin e të gjithë yjeve të saj.

Gazeta The Sun i është drejtuar inteligjencës artificiale (IA) për të parashikuar destinacionet e mundshme të lojtarëve të Manchester Cityt. Sipas këtij skenari, Real Madridi do të ishte klubi që do të përfitonte më shumë nga një eksod i tillë.

IA-ja parashikon se gjiganti spanjoll mund të afrojë deri në tetë futbollistë të Cityt, mes tyre edhe sulmuesin e shumëkërkuar Erling Haaland.

Përveç Haalandit, te Real Madridi mund të transferoheshin edhe Enzo Fernandez, Ayyoub Bouaddi, Phil Foden, Abdukodir Khusanov, Vitor Reis, Josko Gvardiol dhe Mateo Kovacic. Ky i fundit ka qenë më parë pjesë e Real Madridit, nga viti 2015 deri në vitin 2019.

Manchester United dhe Liverpool do të ishin gjithashtu ndër klubet kryesore përfituese në rast të shpërbërjes hipotetike të skuadrës së Cityt.

Sipas parashikimit të IA-së, Manchester United mund të marrë nga rivalët e qytetit Gianluigi Donnarumma, Elliot Anderson, Matheus Nunes, Nico O’Reilly dhe Rico Leëis.

Liverpooli do të mund të siguronte shërbimet e Antoine Semenyo, Marc Guehi, Rayan Ait-Nouri dhe Ruben Dias. Ndërkohë, Arsenali i drejtuar nga Mikel Arteta do të kishte mundësinë të synonte Jeremy Dokun.

Chelsea mund të zgjaste bashkëpunimin me portierin Marcus Bettinelli, ndërsa Evertoni do të kishte shansin të rikthente në skuadër ish-yllin e tij, Iliman Ndiaye.

Rayan Cherki mund të rikthehej në Francë për t’iu bashkuar PSG-së, kurse Geronimo Rulli mund të rikthehej te Real Sociedadi.


sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombullbahisjojobet girişbetebetholiganbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetbetasus girişbetasusbetasus girişBetasusKralbetmeritkingdinamobet girişmobilbahisporno videoporno izlepornotürk porno izleporno izlepornogamdom girişgamdomdoedaporno video izlejojobetdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren siteleronwinGrandpashabetcasinofastjojobet girişjojobetbetwoon