Me anë të një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në “Facebook”, presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e presidentes së Kosovës.
Begaj thekson se, Shqipëria dhe Kosova do të qëndrojnë bashkë përballë sfidave dhe në rrugën drejt së ardhmes evropiane.
Të lidhura
None found
“Urime të përzemërta znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës! Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë”, shkruan Begaj.
Kreu i shtetit shqiptar e mbyll mesazhin me urimin: “Urime Presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë!”.
