Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani vlerëson se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes përputhet me Kushtetutën, edhe pse votimi përfundoi disa minuta pas afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese.
Të lidhura
None found
Sipas Hasanit, vendimtare është që procesi nisi brenda afatit. Ai theksoi se numërimi i votave dhe njoftimi i rezultatit, edhe nëse zgjasin disa minuta më tepër, nuk përbëjnë çështje kushtetuese.
Hasani deklaroi gjithashtu se Kuvendi i legjislaturës së njëmbëdhjetë nuk është shpërndarë dhe vijon të jetë plotësisht funksional, pa asnjë mangësi kushtetuese.
Këto qëndrime ai i dha në një intervistë për KosovaPress.
