Hamza: Stabiliteti politik dhe institucional i Kosovës është një zhvillim i mirë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e vlerësoi miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, si dhe zgjedhjen e Justina Shiroka Pulës në postin e presidentes së Kosovës.

Të lidhura

None found

Hamza deklaroi se partia e tij nuk synon të pengojë proceset e drejtësisë, por kërkon që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të ketë drejtësi. “Ne nuk dëshirojmë ta pengojmë drejtësinë. Ne dëshirojmë që UÇK-së t’i garantohet drejtësi. Çdo krim që ka ndodhur, le të luftohet”, tha ai, ndërsa falënderoi deputetët që mbështetën ndryshimet ligjore.

Duke folur për presidenten e zgjedhur, kreu i PDK-së u shpreh se Justina Shiroka Pula është “një përfaqësuese e denjë për pozitën e presidentes” dhe premtoi bashkëpunimin e PDK-së me të.

“Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik dhe institucional”, përfundoi Hamza.


Shtuar më 7.10.2026 00:50