Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Me 88 vota pro, Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara. Miratimi u bë me një amendament.

Në mbështetje të ndryshimeve votuan deputetët e LVV-së, PDK-së dhe Aleancës, ndërsa ata të LDK-së nuk morën pjesë në votim.

Të lidhura

None found

Nisma e PDK-së parashikon kufizimin e mandatit të gjykatës me seli në Hagë, si në aspektin kohor e territorial, ashtu edhe në atë lëndor.

Aktualisht, gjykata ka juridiksion për veprat penale të kryera nga 1 janari 1998 deri më 31 dhjetor 2000. Ndryshimet e propozuara synojnë që ky juridiksion të përfshijë vetëm veprat e kryera pas luftës, në periudhën 1 korrik 1999–31 dhjetor 2000.

Projektligji përcakton gjithashtu kategoritë e veprave penale që mund të gjykohen nga Specialja. Sipas nenit 2, juridiksioni kufizohet te vepra të caktuara që lidhen me nxjerrjen, heqjen dhe trafikimin e paligjshëm të organeve, indeve ose qelizave njerëzore, të identifikuara dhe pretenduara shprehimisht në Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Parashikimi përfshin edhe vrasjen e paligjshme, torturën apo trajtimin mizor dhe çnjerëzor në vendet e ndalimit të përmendura shprehimisht në Raport, në rastet kur këto akte janë kryer drejtpërdrejt ose në lidhje të menjëhershme me marrjen e organeve.

“Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk kanë juridiksion lëndor mbi krimet e përgjithshme të luftës, krimet kundër njerëzimit ose dhunën politike të kryer në Kosovë që nuk përbëjnë element të drejtpërdrejtë dhe përbërës të akteve specifike të numëruara në paragrafin 1 të këtij neni”, thuhet në nenin 2 të projektligjit.

Neni 6 parashikon që çështjet në procedurë që nuk përfshihen në juridiksionin e ri të Speciales, si dhe aktakuzat e konfirmuara e gjykimet, të kalojnë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Kallëzimet penale, hetimet dhe dosjet e ndjekjes do t’i përcillen Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Projektligji i hartuar nga PDK-ja parasheh edhe kthimin në Kosovë të personave që ndodhen në paraburgim. Sipas tij, autoriteti pritës duhet të marrë menjëherë masat e nevojshme që personi të dalë para gjyqtarit kompetent brenda 48 orëve nga mbërritja në Kosovë. Gjykata shqyrton në mënyrë të pavarur ligjshmërinë dhe nevojën e vazhdimit të privimit nga liria, si dhe vendos për paraburgim ose masa alternative sipas Kodit të Procedurës Penale.

Një tjetër dispozitë përcakton se Specialja mund të japë dënim me burgim deri në 15 vjet. Sipas nenit 17, personat e dënuar me aktgjykim të formës së prerë mund të përfitojnë falje individuale nga presidenti i Kosovës.

Nisma e PDK-së u ndërmor pesë ditë pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vjet heqje lirie.


Shtuar më 6.10.2026 23:59

sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmatbetbullbahisjojobet girişcasinoroyalholiganbetholiganbet girişholiganbet girişholiganbetMadridbet girişMadridbetMadridbet girişMadridbetKralbetmeritkingdinamobet girişmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlejojobetdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelermarsbahisGrandpashabetcasinofastjojobet giriş