Nasim Haradinaj, ish-udhëheqës i OVL-UÇK-së, ka shprehur pakënaqësi ndaj partive politike për mënyrën se si është menaxhuar çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Sipas tij, vendimi duhej të ishte marrë shumë më herët dhe jo të shtyhej deri në orët e fundit.
Të lidhura
None found
Gjatë një interviste në emisionin “Debat Plus”, Haradinaj deklaroi se institucionet kanë marrë mandate dhe poste për të drejtuar vendin. Për këtë arsye, ai e konsideroi të pajustifikueshme që miratimi i ligjit të trajtohej në momentet e fundit.
Kritikat e tij u drejtuan veçanërisht ndaj deputetëve të LDK-së, Anton Quni dhe Fadil Hadergjonaj, për qëndrimin që mbajtën gjatë votimit të parë të Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Haradinaj tha se LDK-ja, sipas tij, me këtë qëndrim dëshmoi se është kundër UÇK-së. Ai e cilësoi si veçanërisht të turpshme faktin që edhe dy ish-komandantë të UÇK-së, të cilët janë pjesë e LDK-së, votuan kundër. Sipas tij, Anton Quni dhe Fadil Hadergjonaj, si ish-komandantë batalioni, duhet të reflektojnë ose për pjesëmarrjen e tyre në luftë, ose për faktin se nuk e mbështetën në leximin e parë Ligjin për Dhomat e Specializuara.
