Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara është përcjellë për shqyrtim në Komisionin për Buxhet dhe Financa përmes procedurës së përshpejtuar.

Të lidhura

None found

Nisma është dorëzuar në Kuvend në kontekstin e zhvillimeve të fundit që lidhen me Dhomat e Specializuara në Hagë, si dhe me kërkesat për mbështetje institucionale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Me përfshirjen në procedurën parlamentare, projektligji pritet të shqyrtohet nga komisionet përkatëse dhe më pas të ndjekë hapat e tjerë të procedurës në Kuvend.

PDK-ja kishte kërkuar që ndryshimet ligjore të procedoheshin me urgjencë. Para kësaj, çështja ishte dërguar për vlerësim edhe në Zyrën Ligjore dhe në Departamentin e Buxhetit.


Shtuar më 6.10.2026 23:59