Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, njoftoi sonte në emisionin “Debat në SHENJA” se për herë të parë një shqiptar do të emërohet zëvendëskryeshef i të gjitha njësive në nivel qendror në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Të lidhura
None found
Gjatë emisionit, Iseni e prezantoi këtë zhvillim si një ekskluzivitet, duke bërë të ditur se personi që do të marrë këtë detyrë është profesionist me rreth 25 vite përvojë në njësinë speciale.
Ai tha se vendimi nuk është marrë mbi bazën e ndërhyrjeve informale, telefonatave apo vendimeve të marra në kafene, por është dakordësuar bashkërisht me ministrin, drejtorin dhe zëvendësdrejtorin, në nivelet më të larta të ministrisë. Sipas Isenit, bëhet fjalë për një profesionist që ka dhënë kontribut të vazhdueshëm në njësinë speciale gjatë 25 viteve të punës.
