Rikthimi i Cristiano Ronaldos në Madrid është i pamundur. Pavarësisht zërave mediatike gjatë javëve të fundit, Florentino Perez nuk ka ndërmend të rikthejë në “Santiago Bernabeu” yllin portugez, pasi ka ende qejf-mbetje për mënyrën si ai u largua në verën e 2019-8-ës dhe për më tepër, peshon shumë edhe mosha e Ronaldos.
Presidenti i Los Blancos ka në dorë sulmuesin norvegjez Erlind Haaland, pasi ma një akord paraprak me të dhe menaxherin Mino Raiola, ndaj tani po punon që të arrijë një marrëveshje edhe me klubin e Borussia Dortmund, që dëshiron rreth 140 milionë euro në këmbim.
Momentalisht skuadra e vetme që ka shfaqur interes për Cristiano Ronaldo, është Paris Saint Germain, por edhe francezët e kanë plan B, pasi primare mbeten negociatat për të sjellë në “Parc des Princes” yllin argjentinas Lionel Messi.
Gjasat më të mëdha janë që Ronaldo të mbetet edhe një sezon te Juventusi, teksa bardhezinjtë po marrin në konsideratë të sjellin në Torino edhe francezin Karim Benzema, me të cilin portugezi ka bërë mjaft mirë gjatë periudhës kur të dy ishin te Reali.
Edhe madrilenët janë gati të heqin dorë nga Benzema nëse sjellin në “Santiago Bernabeu” Haaland, por transferimi i mundshëm i francezit te Juventus, do të bënte që Alvaro Morata të rikthehet te Atletico Madrid, klub që ka edhe pronësinë e spanjollit.