“Të drejtat e njeriut, brenda dhe jashtë fushës”, Haaland me shokë e nisin me mesazh ndaj FIFA-s rrugëtimin për në Botëror

Disa javë më parë klubet norvegjeze i bënë kërkesë Federatës së Futbollit të Norvegjisë që të bojkotojë kampionatin e ardhshëm Botëror në Katar 2022.

Protestat e klubeve lidhet me raportimet e fundit në mediat botërore se në Katar kanë vdekur rreth 6500 punëtorë për shkak të kushteve skandaloze të punës në impiantet e reja për Botërorin e vitit të ardhshëm.

Një kërkesë e tillë duket se është pranuar nga përfaqësuesja nordike, që ndeshjen e parë e ka hapur me notë proteste. Kundër Gjibraltarit fituar me shifrat 3-0, nordikët ekspozuan fanellën me mbishkrimin: “Të drejtat e njeriut, brenda dhe jashtë fushës”

Shtuar 25.03.2021 09:03