Gjyqtari Christopher Gosnell deklaroi se rasti ndaj Hashim Thaçit dhe Fadil Fazliut lidhet me tentativën për pengim të drejtësisë dhe jo me pengim të realizuar në mënyrë faktike.
Ai sqaroi se tentativa konsiderohet vepër penale kur një individ ndërmerr hapa konkretë për ta kryer atë.
Të lidhura
None found
Sipas Gosnell, veprimi konkret i kësaj tentative ndodhi në korrik 2023, kur Fahri Fazliu, i biri i Fadil Fazliut, vendosi kontakt me dëshmitarin Rrustem Mustafa.
Gjyqtari tha se objektivi i këtyre veprimeve ishin prokurorët dhe gjyqtarët, ndërsa Hashim Thaçi kishte rolin e drejtuesit dhe organizatorit të grupit.







