“Na latë në baltë”, gruaja afgane akuzon perëndimin: Nuk e besoj që bota po braktis Afganistanin, ata do na vrasin

Një grua afgane e cila u largua nga vendi pas marrjes së kontrollit nga talebanët, nga Dehli shprehet e tronditur dhe nuk e beson se bota po e braktis Afganistanin.

Ajo shfaq frikë pasi sipas saj miqtë e saj mund të vriten ose të burgosen nga kryengritësit.

“Nuk e besoj që bota po braktis Afganistanin. Ata do na vrasin”, tha ajo.

“Nuk dua ta besoj që bota po braktis Afganistanin. Ata do të na vrasin. Gratë tona nuk do të kenë më të drejta” thotë gruaja duke qarë në një prononcim për gazetarët sapo zbriti në aeroportin e Dehlit.

Edhe një ish deputet afgan thotë se askush nuk e di më se çfarë do të ndodhë më pas.

Kujtojmë se një numër shtetesh kanë nisur evakuminin e shtetasve të tyre nga Kabuli./albeu.com

 


Shtuar 16.08.2021 13:33