Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, është pritur me protesta në hyrje të Kryesisë së Kuvendit. Prej mëngjesit, shumë qytetarë nga disa bashki të vendit që pritet të shkrihen janë mbledhur para Kryesisë, ndërsa kundërshtojnë propozimin e qeverisë për ndarjen e re territoriale.
Qytetarët në momentin që po kalonte deputeti socialist janë dëgjuar duke hedhur thirrje kundër tij. “O hajdut” i jane drejtuar qytetarët, deputetit Pirro Vengu.
Të lidhura
None found
