Bombol gazi zbulohet pranë statujës së Davidit në Firence, autoritetet izolojnë zonën

Një bombol gazi u gjet të hënën në mëngjes poshtë statujës së Davidit, në Piazzale Michelangelo, një nga pikat panoramike më të vizituara të Firences.

Të lidhura

None found

Sipas mediave italiane, bombolën e konstatoi rreth orës 07:30 një punonjëse e kompanisë Alia Servizi Ambientali, e angazhuar në menaxhimin e shërbimit të mbetjeve. Ajo lajmëroi menjëherë numrin unik të emergjencës 112.

Pas njoftimit, në vendngjarje shkuan efektivë të Karabinierëve dhe specialistë të njësisë së ekspertëve për eksplozivët, të cilët nisën verifikimet përkatëse.

Autoritetet rrethuan dhe siguruan zonën, ndërsa hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar personin që e ka lënë bombolën dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Ende nuk është përcaktuar nëse bombola ishte e mbushur apo bosh. Kontrollet në terren dhe hetimet vijojnë.


Shtuar më 5.10.2026 11:09

sultanbeyli escortjojobettipobetVaycasinoCasino welcome bonusjojobetjojobetesbetjojobetcasinoroyalkralbet girişKralbetjojobet girişJojobetjojobet girişKralbet girişKralbet girişbahsegelKralbetMarsbahiskingroyalsekabet girişsekabetjojobet girişbahsegelmarsbahis